Politike

“Merruni me atë që vendos për jetët tona”, Ylli Manjani komenton akuzat për Blushin: S’është funksionar publik, llo

25 Qershor 2020, 08:59 Nga DOSJA
“Merruni me atë që vendos për jetët tona”, Ylli

TIRANË- Pas akuzave për drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushi në lidhje me një pronësinë e një toke në bregdet, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ngjarjen, duke u marrë me ata që sulmojnë Blushin. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani thotë se ata që akuzojnë Blushin, nuk e kanë kuptuar akoma se ai nuk është një funksionar publik që ka për detyrim t’i japë llogari shqiptarëve se çfarë bën me pasurinë e tij. Sipas tij, në vend që akuzuesit të merren me kryeministrin, i cili merret me publiken, kanë zgjedhur në mënyrë të paimagjinueshme të merren me privatin.

POSTIMI I PLOTË: 

Është e paimagjinueshme që të harxhohet kohë e hapësirë publike të merresh me Ben Blushin, në vend të merresh me Edi Ramën!!!

Ben Blushi është një person privat. Shet, blen, ha e pi për qejf të vet pa qenë i detyruar ti japë llogari askujt. Ai nuk është një funksionar publik që të ketë barrën të japë llogari për këto gjëra.

Nëse ideja është që të kritikohet televizioni që drejton Blushi, ndoshta është më mirë të ndërrohet kanali. Kur nuk të pëlqen një televizion e ndërron kanalin.

Duhet kaluar tek kanali i Edi Ramës. Ky merr vendime në emër, për llogari e në dëmin tonë jo Blushi, as Gaz Demi, as Pandi Carapuli, as Klodianët, as Zamir Mane, as Çet Kastrati askush tjetër, përveç Edi Ramës.

Shumë e çuditshme është e gjithë kjo kohë dhe energji e shpenzuar për punët private të disa njerëzve, kur ndërkohë Ai që vendos për punët publike bën kërdinë..!!!

I zgjidhin vetë punët e tyre, o njerëz!

Merruni more me atë që vendos për punët e jetët tona!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ben blushi edi rama ylli manjani ben blushi edi rama ylli manjani

Sondazh

Poll