Politike

“U dhunua parlamenti se PS-ja kishte mbledhje”/ Halit Valteri: Socialistët bënë pazarin me Metën. Ndërhyn Ruçi: Nuk do

25 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
“U dhunua parlamenti se PS-ja kishte mbledhje”/ Halit Valteri:

TIRANË– Nis seanca e Kuvendit. Në fillim të kësaj seance deputeti Halit Valteri deklaroi se seanca e sotme u dhunua, pasi për shkak të mbledhjes së PS-së nisi me një orë vonesë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shpreh se Haliti ka të drejtë dhe se kjo gjë nuk do të ndodhë më.

Biseda: 

Halit Valteri– Këta burra nuk kanë kohë që të mblidhen më parë, por sot  për pazarin me Metën, për t’i dhënë KLSH-në. U dhunua një orë ky parlament se ka mbledhje PS-ja.

Gramoz Ruçi– Lidhur me vërejtjen tuaj, është e drejtë ajo që thatë.  Nuk do të ndodhë më, Nuk do të përsëritet më.

Sot u shty me orë seanca plenare, e cila ishte para parashikuar të niste në orën 10:00. Shkak është bërë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën u diskutua për kandidaturën e Metës, për kreun e KLSH-së.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seancë plenare 25 qershor 2020 halit valteri seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll