Politike

Socialistët mbajnë peng sallën e seancave plenare, pas 2 orësh debat binden për propozimin e Metës (DEBATET)

25 Qershor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Socialistët mbajnë peng sallën e seancave plenare, pas 2

TIRANË- Është shtyrë nisja e seancës plenare të parashikuar për sot në orën 10:00. Shkak është bërë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Grupi i PS ka zhvilluar mbledhjen në sallën e seancave plenare duke penguar kështu nisjen e diskutimeve të parashikuara për sot në Kuvend.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbledhja e grupit të PS është shoqëruar me debate të forta në lidhje me emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti Ilir Meta ka propozuar për këtë post emrin e Arben Shehut i cili pritet të votohet sot në Kuvend pas miratimit dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë. Kjo ka sjellë pakënaqësi mes socialistëve që nuk e shohin emrin e Shehut si të përshtatshëm për këtë post.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben shehu seanca ne kuvend 25 qershor 2020 arben shehu seanca ne kuvend 25 qershor 2020

Sondazh

Poll