Politike

Basha 4 orë mbledhje intesive me Kryesinë, merret VENDIMI: Anëtarësia e PD do të zgjedhë kandidatët për deputetë (4 FAZ

25 Qershor 2020, 06:29 Nga DOSJA
Basha 4 orë mbledhje intesive me Kryesinë, merret VENDIMI:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me kryesinë e partisë që prej mëngjesit të kësaj të enjteje. Në këtë mbledhje të rëndësishme për demokratët është vendosur edhe hapja për herë të parë e Partisë Demokratike për anëtarësinë. Ky ishte edhe vendimi i njoftuar dje nga Basha që tanimë është kthyer në një rregullore në PD.

Do të jenë anëtarët e Partisë Demokratike, që do të kenë peshën kryesore në këtë proces. Anëtarësia do të propozojë kandidatët dhe më pas, një Komision për Vlerësimin do të kualifikojë kandidaturat. Pas miratimit të emrave, do të jetë anëtarësia që përmes parimit, një anëtar një votë do të votojë emrat e miratuar nga KVK.

Hapi final i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë i është lënë Këshillit Kombëtar, që do të miratojë listën. Vendimet janë marrë gjatë mbledhjes së kryesisë, ku kryetari Lulzim Basha ka rikthyer sot para anëtarëve edhe ish-deputetin dhe ish-ministrin Genc Ruli. Ish-ministri do të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes pritet një njoftim më i zgjeruar edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të flasë para gazetarëve.

(j.v;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha basha mbledh kryesine e pd lulzim basha

Sondazh

Poll