Politike

Miratohen ligjet e qeverisë dhe rrëzohen dekretet e Metës. Gjoni e Valteri sherr me njëri-tjetrin. Rama mbron Thaçin dhe Ve

25 Qershor 2020, 07:39 Nga DOSJA
Miratohen ligjet e qeverisë dhe rrëzohen dekretet e Metës. Gjoni

TIRANË- Nisi me 1 orë vonesë seanca plenare në Kuvend, për shkak se u mbajt peng nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, që gjithashtu u zhvillua në të njëjtën sallë ku mbahet edhe seanca plenare. Por dhe pse nisja ishte e vonë, sërish debatet e parashikuara u zhvilluan.Me nisjen e seancës nuk ka munguar as akuza e deputetit Halit Valteri i cili tha në Kuvend se parlamenti u dhunua për shkak të mbledhjes së një partie.

Në Kuvend kanë raportuar edhe dy krerët e KLGJ-së dhe KLP-së. Naureda Llagami tha se është bërë shumë punë e mirë gjatë vitit 2019, ndërsa Gent Ibrahimi bëri me dije se kur Vettingu të ketë përfunduar, atëherë do të jenë hedhur themelet e drejtësisë së re.

Në fund të fjalës së Naureda Llagamit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri thirrje që institucionet e reja të drejtësisë, një orë e më parë të mundësojnë plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, pasi siç tha ai, ky është një ngërç që po penalizon Shqipërinë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Me përfundimin e relatimit të tyre, në foltore u ngrit ministrja Etilda Gjonaj, e cila po fliste për Reformën në Drejtësi, kur në këtë moment plasi sherri mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri. Pas një sharjeje banale mes tyre, Valteri u ngrit që ta qëllonte Gjonin, dhe në këtë moment kanë ndërhyrë opozitarët e rinj, dhe e nxorrën jashtë Kuvendit Valterin. Edhe me rikthimin në Kuvend, sapo mori fjalën në foltore, Valteri ironizoi me Gjonin, kur tha se në parlament ka shumë “idiotë”.

Pas qetësimitm të situatës mes opozitarëve, fjalën e ka marrë Rama, i cili ka marrë në mbrojtje Hashim Thaçin dhe Kadri Vasilin që akuzon nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Në fund deputetët kanë miratuar dhe ligjet që ishin në rendin e ditës, por kanë rrëzuar dy dekretet e Presidenit Ilir Meta.

(G.SH. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise rendi i dites ne kuven 25 qershor 2020 kuvendi i shqiperise rendi i dites ne kuven 25 qershor 2020

Sondazh

Poll