Politike

DEBATET/ Opozita kritika “lumë” ndaj socialistëve: Papa u vendos ultimatum për Kosovën, Valteri u rikujton orarin: Na hi

25 Qershor 2020, 09:28 Nga DOSJA
DEBATET/ Opozita kritika “lumë” ndaj socialistëve: Papa u

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me kritika ndaj socialistëve. Fillimisht fjalën e ka marrë deputeti Kostaq Papa, i cili është shprehur i indinjuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, akuzohen për vrasje nga Gjykata Speciale.

Në fjalën e tij, ai kërkoi reagim nga qeveria shqiptare dhe takim me homologët nga Kosova duke lënë edhe një afat për takimin.

“Kërkojmë mbledhje deri në 1 korrik që të zhvillohet në qytetin historik në Prizren për t’u dalë në krah,”-u shpreh ai.

Por ndërhyrja e tij u kritikua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi: Zoti deputet, e di mirë se ç’do të thotë procedura?

Por nuk u ndaluan këtu… Pas Papës, deputeti Halit Valteri ka shprehur indinjatën e tij lidhur me shtyjen me një orë fillimin e seancës plenarë pasi PS zhvilloi një takimin në seli për emrin e kreut të KLSH-së.

“Është e paprecedentë, por ky është parlamenti dhe jo selia e PS. Nëse nuk kanë kohë që të mblidheni, takohuni dy orë para. Për një minutë në foltore ia hiqni fjalën çdo kujt. Të vonoheni se po diskutoni pazarin e radhës me Ilir Metën, nuk e di… Në emër të grupit mos të përsëriten më këto situata,”– tha Valteri.

Ndryshe nga rasti i Papës, Ruçi ka rënë dakord me deputetin duke u shpreh se edhe vetë ai u kishte bërë të njëjtën kritikë kolegëve të tij.

“Edhe unë thashë të njëjtën gjë. Nuk do të përsëritet,”-theksoi Ruçi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci halit valteri hashim thaçi nën akuze kostaq papa kuvendi i shqiperise seancë plenare 25 qershor 2020 gramoz ruci halit valteri hashim thaçi nën akuze kostaq papa kuvendi i shqiperise seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll