Politike

KLGJ gjatë 2019-ës, kryetarja Llagami raporton para Kuvendit: Kemi miratuar kuotat për magjistratët e rinj, aplikimet janë

25 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
KLGJ gjatë 2019-ës, kryetarja Llagami raporton para Kuvendit: Kemi

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot para deputetëve punën e bërë për një vit nga ky institucion. Llagami tha se gjatë këtij viti, KLGJ është përballur me një sërë vështirësish. Siç tha ajo, KLGj ka hapur rrugë për emërimin e magjistratëve të rinj, hapjen e kuotave për magjistratët, e po ashtu edhe emërimin e nënkryetarëve të gjykatave për të mos bllokuar punën e gjyqësorit. Llagami u shpreh se gjykatat janë të paplotësuara dhe se dëshira për të aplikuar është tejet e ulët.

PJESË NGA FJALA E LLAGAMIT:  

Ky raportim përveçse detyrim ligjor është obligim moral është edhe përgjegjësi. Këshillit i janë atribuar kompetenca më të gjera. Vlerësimi i gjyqtarëve garanton një sistem të paanshëm. Përbërja me anëtarë gjyqtarë e jo gjyqtarë është një garanci më shumë për pavarësinë  e sistemit gjyqësor. Dua të sjell në vëmendje se Këshillit në këtë vit të parë, me ndihmën e ndërkombëtarëve ka miratuar 15 herë më shumë vendime, 12 akte të mirëfillta ligjore. KLG ka ngritur 4 komisione sipas ligjit. Për çështje të veçanta që duan shpejtësi, Këshilli ka ngritur 6 komisione të përkohshme Ad-Hoc të adresuara për një sërë problematikash. KLGj është me vetëdije se nuk mund të përmbushte të gjitha pritshmëritë. Më 19 korrik 2019 miratuam planin e parë strategjik ku raportuam 5 prioritetet tona për këtë vit. Plani strategjik i nënshtrohet një procesi më të plotë. Këshilli mbështet organet e ngritura. Gjatë 2019-ës janë dorëzuar pranë KPK-së 19 raporte të aftësive profesionale. Nga nisja deri tani janë dorëzuar 40 raporte të tilla. Procesi ka patur një ndikim tek gjykata e vendit. Këshilli ka aplikuar një qasje proaktive duke emëruar 25 magjistratë, miratimin e kuotave për shkollën e magjistraturës. Janë emëruar 120o gjyqtarë për çështjet në total në të gjithë Shqipërinë. Kemi transferuar 12 gjyqtarë, kemi zgjedhur nënkryetarët e gjykatave për të mos bllokuar punën. KLGj brenda një viti ka kryer një volum të madh pune, duke filtruar dhjetëra kandidatë. Në GJKKO kemi vetëm 5 gjyqtarë të përhershëm. Me qëllim plotësimin e vendeve vakante Këshilli ka hapur thirrje për 5 vende vakante në secilën gjykatë. Me mbylljen e afatit kemi parë shumë pak aplikime. Këshilli i ka kërkuar MD dhe Kuvendit ndryshimet e duhura ligjore dhe pagën shtesë për ata gjyqtarë që pranojnë të transferohen. 

Lajmi kryesor: Nis me 1 orë vonesë seanca plenare/ Relaton kreu i KLP-së, Genti Ibrahimi, në rend të ditës edhe koncesioni i Porto Romanos dhe dekretet e Metës

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike naureda llagami seanca ne kuvend 25 qershor 2020 naureda llagami seanca ne kuvend 25 qershor 2020

Sondazh

Poll