Politike

“Çfarë ndodh nëse nuk fitoni zgjedhjet?”/ Nard Ndoka jep përgjigjen epike dhe “ia plas” të qeshurës

25 Qershor 2020, 05:49 Nga DOSJA
“Çfarë ndodh nëse nuk fitoni zgjedhjet?”/ Nard

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, njihet nga të gjithë për batuatat e tij. Këto të fundit ai nuk i kursen as në emisionet televizive, në të cilat diskuton për aktualitetin politik.

Së fundmi ish-deputeti ishte i ftuar në studion e Report TV, ku u pyet për vijimësinë e bashkëpunimit me partitë e polit të djathtë edhe pas 2021, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Në një moment gazetari Besard Jacaj e pyeti kryedomkristianin se çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet. Ky i fundit dha përgjigjen epike: “Do të rrijë në opozitë!”. Pas kësaj përgjigje filluan të qeshurat në studio, ku “u shkri gazit” edhe ish-deputeti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nard ndoka nard ndoka

Sondazh

Poll