Politike

“Je viktimë, ke rënë pre e lojës së tyre”/ Sherr i fortë në studio, Nesho i ‘hidhet’ Haxhiut: Përkrahe Vuçiçin

24 Qershor 2020, 20:48 Nga DOSJA
“Je viktimë, ke rënë pre e lojës së tyre”/

TIRANË– Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho është përplasur me analistin Baton Haxhiu, mbrëmjen e sotme.

Teksa ishin të dy të ftuar në studion e “Opinion” dhe po diskutonin në lidhje me aktakuzën me të cilën po përballet Presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ish-ushtarët e UÇK-së, Nesho ‘iu hodh’ Haxhiut dhe e quajti një përkrahës të Serbisë.

Sipas Neshos, ka qenë Haxhiu ai që ka përkrahur Aleksandar Vuçiçin dhe e ka quajtur atë njeriun e oaqes dhe se për këtë fjalime, vjen ky produkt i sotëm, që akuzohet UÇK-ja. Ndërsa, sipas Haxhiut, kjo gjë vjen sepse Serbia është fuqizuar. 

Pjesë nga debati

Baton Haxhiu: Do e shihni tash e tutje se çfarë do të ndodhë

Agim Nesho: Jo, jo jemi akoma

Baton Haxhiu: Shikoje sa është fuqizuar Serbia, sa e ka GDP-në

Agim Nesho: Po pse çfarë do të thotë që është fuqizuar Serbia

Baton Haxhiu: E kanë harruar tashmë njerëzit se çfarë ka bërë Serbia, kush po akuzohet për krime lufte? Po akuzohet UÇK-ja…

Agim Nesho: Ne kemi harruar të shtrojmë çështjen e genocidit…Kush e pranoi Vuçiçin si njeriun e paqes….? Kush doli në Vjenë dhe tha që jemi miq? Isha unë apo ishte ti?

Baton Haxhiu: Kjo është e rëndëisshme…

Agim Nesho: Po jo more, kjo s’është e rëndësishme se ti je viktime, kë rënë në lojën e tyre….dhe prandaj krijohet kjo

Baton Haxhiu: Çfarë po krijohet more?

Agim Nesho: Kjo pra që sjell këtë produkt….

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim nesho baton haxhiu hashim thaçi nën akuze sherri haxhiu-nesho agim nesho baton haxhiu hashim thaçi nën akuze sherri haxhiu-nesho

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2020, 18:40

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Tha&...