Sport

Kupa e Shqipërisë, Teuta eliminon Vllazninë, Kukësi shkatërron Apoloninë në Elbasan

24 Qershor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë, Teuta eliminon Vllazninë, Kukësi

Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 16:30 në Kupën e Shqipërisë, të vlefshme për çerekfinalet e kthimit, ku bie në sy sidomos kualifikimi i Teutës përballë Vllaznisë. Në Durrës barazimi 0-0 është prishur nga goli i Arapit 15 minuta nga fundi, ndërsa shkodranët kthehen në shtëpi të eliminuar (2-2 u mbyll ndeshja e parë).

Tirana barazon në Lezhë ndaj Besëlidhjes (1-1) por fitorja e thellë 5-1 përpara një jave i dha qetësinë të eskperimentonte me një formacion totalisht ndryshe nga ai që kemi parë. Golit të vendasve iu përgjigj talenti Muçi në fund.

Kukësi likuidon lehtë Apoloninë duke fituar 3-1 në “Elbasan Arena” me golat e Lulajt, Shkurtajt dhe Ethemit. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 për verilindorët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e shqiperise teuta tirana vllaznia kupa e shqiperise teuta tirana vllaznia

Sondazh

Poll