Sport

Tenisti serb dhe gruaja e tij pozitivë me COVID-19, anulohet turneu i bamirësisë, frikë nga infektimi

24 Qershor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Tenisti serb dhe gruaja e tij pozitivë me COVID-19, anulohet turneu i

KROACI – Novak Djokavic, numri 1 i tenisit botëror dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Mediat e huaja raportojne se dyshohet që ata të jenë infektuar ndërsa po ktheheshin në shtëpi, pas zhvillimit të një prej turneve të bamirësisë së zhvilluar “Adriana Tour”, në Kroaci.

Turneu “Adriana” u zhvillua në Zedor fundjavën e kaluar dhe ka ngritur goxha polemika pas anulimit të tij për shkak të testit pozitiv të tenistit .

Djokovic do të luante në finalen e së dielës, por ditën e martë ai dhe gruaja e tij rezultuan pozitivë, ndërsa fëmijët e tyre kanë rezultuar negativë.

Në një postim në faqet e tij në internet, Gjokavic mbrojti organizimin e “Adriana Tour”, si një veprimtari bamirëse të ndarë në katër faza në Ballkanë ku dhe falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan nismës.

“Gjithçka lindi me një ide filantropike, për të drejtuar të gjitha fondet e mbledhura drejt njerëzve në nevojë dhe më ngrohu zemrën time kur pashë sesi të gjithë u përgjigjën me forcë kësaj. Ne e krijuam turneun në momentin që virusi u dobësua duke menduar qe ishim përshtatur dhe me kushtet për t’u mbrojtur, por ja që ai është i pranishëm një gjë e re me të cilën jemi te detyruar të përshtatemi.  Unë shpresoj se gjërat do të lehtësohen me kohën, kështu që ne të gjithë mund të rifillojmë jetën ashtu siç ishim. Unë jam jashtëzakonisht i pikëlluar për secilin rast individual të infeksionit. Shpresoj që nuk do të komplikojë situatën shëndetësore të askujt dhe se të gjithë do të jenë mirë“, -ka sqaruar Djokavic .

Ndërkohë sipas CNN është bërë e ditur se tenisti dhe gruaja e tij kanë filluar karantinimin në shtëpinë e tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne bote novak djokavic novak djokavic me koronavirus koronavirusi ne bote novak djokavic novak djokavic me koronavirus

Sondazh

Poll