Sport

Mesfushori shqiptar në gjurmët e Rudi Vatës, Celtic bën ofertë zyrtare për futbollistin e Kombëtares

24 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Mesfushori shqiptar në gjurmët e Rudi Vatës, Celtic bën

SKOCI-Nga Skocia vijnë sinjale për futbollistin e Kombëtares, Lindon Selahi. Është pikërisht skuadra e Celtic që interesohet për mesfushorin që aktivizohet në Holandë me Twenten. Selahi është aktivizuar këtë sezon në 25 takime duke shënuar 2 gola.

Numri i ndeshjeve dhe paraqitjet kanë rënë në sy të drejtuesve skocez. Ndërkohë një ofertë të parë e ka refuzuar ekipi holandez për futbollistin shqiptar. Celtic ka kërkuar shërbimet e Lindon Selahit, duke dhënë një ofertë zyrtare te Twente.

Por këta të fundit e kanë refuzuar të parën për shkak se ishte e ulët në aspektin financiar. Tashmë pritet të shihet nëse do të ketë një tjetër ofertë nga ana e gjigandëve skocez.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport celtic selahi twente celtic selahi twente

Sondazh

Poll