Sport

Oferta nga Madridi, Mario Gotze turpërohet me pagën e ulët që i ofrojnë

24 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Oferta nga Madridi, Mario Gotze turpërohet me pagën e ulët

Atlético Madrid duket se ka interes për mesfushorin Mario Gotze, por problem është oferta. Paga aktuale e gjermanit te Borussia Dortmund është 10 mln euro në vit, por madrilenët ofrojnë vetëm 2 mln euro.

Kjo nuk duket një ofertë shumë tërheqëse, të paktën ekonomikisht, por ish-kampioni i botës me Gjermaninë dhe heroi i finales 2014 në Brazil kundër Argjentinës mund të mendohet.

Këtë sezon, Gotze ka luajtur vetëm 609 minuta në 21 ndeshje midis Kupës, Bundesligës dhe Champions-it, gjatë të cilave ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atlético dortmund gotze atlético dortmund gotze

Sondazh

Poll