Sport

Prishen planet e Juventusit, lojtari që donte klubi dëmtohet dhe mungon +6 muaj!

24 Qershor 2020, 13:39 Nga DOSJA
Prishen planet e Juventusit, lojtari që donte klubi dëmtohet dhe

Lajm i keq për Juventusin. Mesfushori Rolando Mandragora ishte synim i klubit italian, por lojtari ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dje kundër Torinos dhe do të mungojë gjatë.

Zyrtarët e Juventusit janë informuar mirë për seriozitetin e dëmtimit, i cili pas rezonancës dhe testeve dha verdiktin: dëmtim ligamenti. Ai do të kthehet në 2022, pasi në këto raste pritet të paktën gjashtë muaj ndalesë.

Juventusi kishte gati 26 mln euro për Mandragorën, pasi e shiti 20 mln euro me mundësi riblerje. Tani gjërat janë shtyrë ose, thënë më mirë, pezulluar pa dëshirë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus mandragora merkato juventus mandragora merkato

Sondazh

Poll