Sport

Zyrtare: RTSH investon taksat e shqiptarëve për një ndeshje në javë të Champions-it

24 Qershor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Zyrtare: RTSH investon taksat e shqiptarëve për një ndeshje

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, një ndeshje në javë e Champions League do të transmetohet në RTSH. Televizioni publik ka konfirmuar atë që përflitej prej javësh në kryeqytet.

RTSH ka fituar të drejtën e transmetimit të kompeticionit më të madh të futbollit europian për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024, por nuk i ka bërë të qarta detajet. Dosja.al u interesua për këtë lajm dhe rezulton që RTSH do të transmetojë vetëm një ndeshje në javë, e përcaktuar nga platforma Tring.

Me pak fjalë, shërbimi që shqiptarët e merrnin falas në Vizion Plus (1 ndeshje në javë, jo më e mira), pa paguar taksat e shtetit, do të kalojë në RTSH, e cila ka investuar paratë e taksapaguesve të vendit për të siguruar këto të drejta.

Tring do të vijojë të transmetojë ndeshjet e Champions League, edhe pse bazuar në statusin në faqen zyrtar të RTSH duket sikur kompeticioni do të transmetohet vetëm në televizionin publik.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league falas rtsh champions league falas rtsh

Sondazh

Poll