Sport

Marash Kumbulla në modë, Interi dhe Juventusi kanë të njëjtën linjë, Igli Tare me strategji ndryshe

24 Qershor 2020, 16:14 Nga DOSJA
Marash Kumbulla në modë, Interi dhe Juventusi kanë të

Marash Kumbulla, mbrojtësi i talentuar i Veronës, kërkohet me ngulm nga disa prej skuadrave më të forta në Serie A. Interi dukej se ishte më pranë lojtarit shqiptar, por orët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit zikaltër nuk janë me nxitim për ta mbyllur si akord dhe nuk kanë ende likuiditetin e nevojshëm për ta kryer këtë operacion. Në qershor Interi nuk ndërhyn dot në merkato, meqë duhet të arkëtojë me shitjen e Lautaro Martinezit.

Kjo gjë mund të thuhet edhe për Juventusin. Bardhezinjtë kanë interes, por po ngurrojnë të bëjnë ofertë. Këtu ka përfituar Igli Tare, i cili ka ndërhyrë dhe po vepron shumë shpejt për t’i mposhtur rivalët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare kumbulla lazio igli tare kumbulla lazio

Sondazh

Poll