Sport

“Nxehet” Sormani, trajneri i Partizanit braktis seancën stërvitore, të kuqtë “piketojnë” Michael Ngo’o për sulmi

24 Qershor 2020, 09:54 Nga DOSJA
“Nxehet” Sormani, trajneri i Partizanit braktis seancën

TIRANË-Pas dy fitoreve kundër Luftëtarit dhe Flamurtarit, Partizani do të presë Laçin, një kundërshtar i vështirë që luan për Kupat e Europës. Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë te Partizani në seancën e fundit stërvitore, nga mediat e shkruara, është nënvizuar fakti se trajneri Adolfo Sormani është nervozuar dhe ka braktisur seancën, pasi lojtarët nuk po ndiqnin udhëzimet e tij.

Ky është artikulli kryesor i “Panorama Sport”, që është hapur me titullin: “Tension te Partizani, Sormani braktis stërvitjen”. Ndërkohë sa i përket merkatos, Partizani shikon si opsion të sulmit Michael Ngoo. Lojtari i Tiranës është në përfundim kontrate dhe në kampin bardheblu kanë nisur prej kohësh të gjejnë një tjetër lojtar për sulmin dhe e ardhmja e Ngoo duket larg 24 herë kampionëve të vendit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ngo'o partizani sormani tirana ngo'o partizani sormani tirana

Sondazh

Poll