Sport

Shtanget Bayern, titullari i ekipit nuk pranon të rinovojë kontratën!

24 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Shtanget Bayern, titullari i ekipit nuk pranon të rinovojë

“Sport Bild” shtang tifozët e Bayern-it! Mesfushori Thiago Alcantara raportohet se ka vendosur të largohet nga skuadra bavareze.

Më 4 maj drejtuesit bënë një takim me lojtarin e kombëtares spanjolle për rinovimin dhe deri tani nuk ka ndodhur asgjë më shumë. “Bild” e motivon zgjedhjen e mesfushorit me qëllimin për t’u bashkuar me një klub tjetër të shkëlqyer në moshën 29 vjeç, kulmi i karrierës.

Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë spanjollin, por për të kanë interes edhe disa klube italiane. Nuk përjashtohet mundësia që Thiago të rikthehet si titullar te Barcelona, sidomos pas shitjes së Arthuro te Juventusi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern rinovim thiago bayern rinovim thiago

Sondazh

Poll