Bota

Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 136 raste të reja dhe 8 në 24 orët e fundit

24 Qershor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shënohen 136 raste

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8  pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 136 raste të reja.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, e cila ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë Covid-19  8 persona kanë vdekur ndërsa 136 persona të tjerë janë infektuar  me këtë virus.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka shkuar  në 5.445, numri i të shëruarve në 2.091 ndërsa numri i viktimave në 259. Deri më tani numri i rasteve aktive ka shkuar në 3.095.  Më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 43 persona të shëruar nga COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1.208 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në total është 54.456.

A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll