Bota

Presidenti Vuçiç arrin në paradën ushtarake në Moskë, pritet nga homologu i tij rus

24 Qershor 2020, 11:51 Nga DOSJA
Presidenti Vuçiç arrin në paradën ushtarake në

MOSKË– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur paraditen e sotme në paradën ushtarake që po zhvillohet tashmë në Moskë, me rastin e 75-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Vuçiç është pritur nga Presidenti rus Vladimir Putin, me të cilin zhvilluan edhe  një takim ditën e djeshme. Kujtojmë se pas mbërritjes së tij në Moskë, Presidenti Vuçiç vuri në dukje se anëtarët e Ushtrisë Serbe gjithashtu do të marrin pjesë në paradë.

Ne do të jemi krenarë kur djemtë me flamurin serb të marshojnë në Moskë.”- u shpreh  Vuçiç.

Së bashku me Vuçiç në paradën e Moskës ka shkuar edhe Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili theksoi se anëtarët e Gardës së Ushtrisë serbe do të tregojnë se si duken pasardhësit e fituesve të Luftës së Dytë Botërore, ata do të demonstrojnë se serbët janë një popull që e vlerësojnë lirinë mbi të gjitha , kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, si dhe janë prej kohësh një popull që zgjedhin lirinë dhe fitoren.

Në paradën e sotme 15,000 ushtarë po marshojnë sot në Sheshin e Kuq, duke përfshirë njësi parade nga Serbia, Armenia, Belarusia, Uzbekistan, India. Një numër rekord pajisjesh ushtarake po tregohet në sfilatë – 234 njësi, 80 aeroplanë dhe helikopterë.

Burimi: telegraf

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll