Bota

Vdes nga koronavirusi një punonjës i postës në Kosovë

24 Qershor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Vdes nga koronavirusi një punonjës i postës në Kosovë

KOSOVË– Ditën e sotme Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka njoftuar  se një punëtor i Postës së Kosovës, me iniciale XH.C, ka vdekur si shkak infektimit nga koronavirusi.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi. Ne keto momente te pikellimit, Sindikata e Punetorve te Postes se Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Cakaj, miqve e kolegve te tij, dhe te gjithe punetorve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetem për familjen, por edhe per Posten e Kosoves. Puna dhe angazhimi i tij ne Poste mbesin shembull per te gjithe ne.  Kujtimi per bacen Xheme do te jetoje perhere!Me respekt SH.S.P-PK-së.– thuhet në postimin  Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar të paktën 2.268 raste me Covid-19, 38 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkruar në 1.108 qëprej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll