Bota

Rinisin fluturimet nga data 28 qershor, Aeroporti i Prishtinës njofton për detajet e fluturimeve

24 Qershor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Rinisin fluturimet nga data 28 qershor, Aeroporti i Prishtinës njofton

KOSOVË– Kosova është ende nën masat e vendosura për koronavirusin, ndërkohë që është njoftuar se Aeroporti i Prishtinës do të jetë funksional prej datës 28 qershor.

Por ditën e sotme, përmes një njoftimi në Facebook  Aeroporti i Prishtinës ka bërë me dije se janë në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të mësuar më shumë detaje të hollësishme rreth  lejimit të fluturimeve.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se sapo të kenë njoftim më të detajuar, do të ofrojnë edhe informacione shtesë.

Postimi i plotë:

Të nderuar udhëtarë, Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!”.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar të paktën 2.268 raste me Covid-19, 38 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkruar në 1.108 qëprej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll