Bota

Shtimi i rasteve me Covid-19 në Ballkan, Brukseli: Nuk mund të hapim kufijtë

24 Qershor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me Covid-19 në Ballkan, Brukseli: Nuk mund të hapim

BRUKSEL– Në një kohë që bota është e “pushtuar”  prej më shumë se tre muajsh nga koronavirusi, në prag të rihapjesë së vendeve, shpërthimi i rasteve të reja po e bën të pamundur jetën normale.

Sot ndryshe nga shpërthimi i pandemisë kur Europa Lindore dukej sikur po menaxhonte si dukej situatën e Covid-19 dhe ishte model për shtetet e tjera, është vënë re se javët e fundit situata po përkeqësohet akoma më shumë. Në vende të rajonit, rastet po shtohen  ndjeshëm duke shtuar frikën e një vale të dytë të Covid-19.

‘Virusi duket se po përhapet në Ballkan.”- kanë shkruar mediat e huaja, duke përmendur Maqedoninë e Veriut më së shumti.

Shtimi i rasteve të reja, kjo situatë ka ngritur shqetësimin e Brukselit që po shqyrton mundësinë për të mos hapur kufijtë me këto vende.

‘Edhe në Kosovën fqinje, numrat janë rritur shumë gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe nuk kanë qenë kurrë më të larta. Më 16 qershor u shënua një rekord me 141 infeksione të eja. Një pamje e ngjashme, por jo kaq dramatike, shfaqet në Shqipëri, ku kurba është rritur përsëri. Kjo është një arsye tjetër pse në Bruksel janë të shqetësuar dhe të pasigurt nëse duan të lejojnë qytetarët nga Ballkani të hyjnë në vendet e BE në të ardhmen. Në të kundërt, disa nga vendet e Europës Juglindore si Bosnja, nuk kanë hapur ende kufijtë e tyre për turistët.”-shkruhet në  mediat e huaja.

Burimi: immigrationlaw

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll