Bota

Hoti: Nuk i kemi lejuar dasmat, më 1 korrik bëjmë rivlerësimin e gjendjes

24 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Hoti: Nuk i kemi lejuar dasmat, më 1 korrik bëjmë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet socilae ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Ky njoftim vjen një ditë zv. kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se nga data 1  korrik është vendosur të rihapen rastorantet për relizimin e dasmave. Por sipas Hotit diçka e tillë nuk është aprovuar ende, pasi të  gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani po  monitorohen  nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur të lejojë dasma dhe ahengje. Më 1 korrik, përfaqësuesit e pop-it dhe hoteleve do të takohen me Ministrinë e Shëndetësisë për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla. Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Prandaj, qytetarët kërkohet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat. Përkundrazi, në rast të përkeqësimit të situatës, jeta e qytetarit mbetet përparësi dhe ne do të fillojmë me aplikimin e masave të reja për mbrojtje kundër përhapjes së virusit!”– ka thënë Hoti.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar të paktën 2.268 raste me Covid-19, 38 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkruar në 1.108 qëprej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll