Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Grenell: Po përpiqemi të krijojmë një zonë mini-Shenzhen

24 Qershor 2020, 12:02 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Grenell: Po përpiqemi të krijojmë

KOSOVË– Më 27 qershor pritet që në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të takohen liderët e Serbisë dhe Kosovës rreth dialogut mes dy palëve.

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Tr ump, Richard Grenell ka shpjeguar veçoritë e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, që sipas tij do të përqëndrohet vetëm tek ekonomia pa ndërhyrë tek ana politike që i takon BE-së me anën politike. Për herë të parë ai zbulon ofertën konkrete për palët.

“Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë është të përqëndrohemi tek situata ekonomike, duke krijuar një zonë mini-Shenzhen. Të sjellim bizneset amerikane dhe europiane në rajon dhe pastaj europianët do të kenë më tepër sukses në aspektin politik”.

Ndër të tjera Grenell  ka sqaruar edhe faktin pse Presidenti Trump vendosi të angazhojë administratën e tij për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne vendosëm të përfshihemi, pasi shumë të ashtuquajtur ekspertë merreshin prej vitesh vetëm me problemet politike, duke injoruar gjerësisht ekonominë. Kur kam diskutuar me njerëzit në Kosovë dhe Serbi për shqetësimet që kishin, ata kërkonin para së gjithash zhvillim ekonomik, punësim.”- tha ai.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mini shenzhen kosove-serbi presidenti trump dialogu kosove-serbi mini shenzhen kosove-serbi presidenti trump

Sondazh

Poll