Bota

Përurohet qendra në shërbim të komunitetit shqiptar në Reggio Emilia të Italisë, shqiptarët diskutojnë për historinë

24 Qershor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Përurohet qendra në shërbim të komunitetit shqiptar në

ITALI- Më 21 qershor u zhvillua një evenimet në qytetin e Reggio Emilia në Itali, i cili ishte organizuar nga shoqata shqiptare “Shqiponja” me rastin e përurimit të qendrës së re në shërbim të komunitetit shqiptar atje.  Kjo ceremoni u zhvillua për të përkujtuar dy data historike të rëndësishme për kombin shqiptar: 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe 76 vjetorin e përkujtimit të gjenocidit grek në Çamëri (27 qershor 1944)

Në këtë takim fjalën e hapjes e mbajti presidentja e shoqatës Shqiponja, zonja Majlinda Korça e cila përveç falënderimeve bëri një përshkrim sintetik mbi aktivitetet e shoqatës si edhe falënderoi dhuruesin e kësaj qendre, sipërmarrësin Klodian Cami, presidenti themelues i kësaj shoqate.

Më pas përshëndetën përfaqësues nga shoqata të ndryshme si “Zëri i Atdheut” nga Reggio Emilia, “Nënë Tereza” nga Pesaro, Grupi i Valleve “Shqiponja” nga Lecco, gazetari dhe publicisti prof. Ndue Lazri nga Bolonja. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës sonë Durim Lika, pasi falënderoi organizuesit për ftesën dhe për rëndësinë e këtyre ngjarjeve të mëdha historike theksoi faktin që shqiptarët në emigrim nuk kanë marrë mësime siç duhet nga këta ngjarje të rëndësishme e kuptimplotë, duke parë përçarjen e madhe që kanë midis tyre në emigrim.

Më pas takimi vazhdoi me një dokumentar historik, i përgatitur me mjeshtri nga vullnetarët e shoqatës Shqiponja, enkas për këtë ditë të rëndësishme të cilin e prezantoi vajza shqiptare, Dhurata Halilaj. Përpara këtij takimi u zhvillua edhe një mini kampionat shahu, karakteristikë e shoqatës Shqiponja, event i drejtuar nga zoti Bilbil Bardulla.

Duke respektuar të gjitha normat e vendosura nga institucionet përkatëse për efekt të distancimit shoqëror (Covid-19), u përshëndetëm me urimin e mirë që kjo qendër t’i shërbejë të gjithë komunitetit shqiptar, jo vetëm për takime e aktivitete por edhe për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin mes nesh. Objektiv kryesor mbetet rritja e nivelit të prezantimit tonë në emigrim për të lënë si trashëgimi për brezat që vijnë. Një qendër e tillë e dhuruar tërësisht nga një sipërmarrës është një veprim bujar dhe fisnik.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora majlinda korça shqiptaret ne itali majlinda korça shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll