Bota

Rihapja e kufijve nga 1 korriku/ Ambasadorët e BE-së mblidhen për planin, vendet me numër të lartë rastesh mund të përja

24 Qershor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Rihapja e kufijve nga 1 korriku/ Ambasadorët e BE-së mblidhen për

BRUKSEL– Hapja e kufijve të BE-së mbetet ende një çështje e vështirë, pasi rastet e reja me Covid-19 janë shtuar shumë javët e fundit.

Ndërkohë ditën e sotme të gjithë ambasadorët e BE-së janë mbledhur për të diskutuar  mbi planin e rihapjes së kufijve më  datë 1 korrik. Por mësohet se ende nuk ka një dakordësi nga të 27 vendet anëtarë pasi disa janë të shqetësuara kurse të tjerat duan një rihapje sa më të shpejët.

Deri më tani plani sipas mediave të huaja është se Brukseli po mendon të mos rihapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta të sëmurësh me  Covid-19.

Mes tyre përfshihet SHBA-ja, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen për një vendim të përbashkët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne be koronavirusi ne be

Sondazh

Poll