Bota

Naser Ziberi kandidati i vetëm për Kryeminstër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor 2020, 11:46 Nga DOSJA
Naser Ziberi kandidati i vetëm për Kryeminstër shqiptar në

MAQEDONI E VERIUT- Nazer Ziberi ka shpallur kandidaturën për Kryeminstër në Maqedoninë e Veriut. Emri i tij është prezantuar nga BDI-ja.

Nga mediat vendase mësohet që ditën e djeshme pas lakimit të disa emrave në  për pozitën e Kryeministrit të vendit nga burime brenda partisë së Ahmetit u tha se kandidati i përzgjedhur i cili do të prezantohet sot gjatë konventës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë, është ish-funksionari i lartë i PPD-së, Naser Ziberi.

Gjithashtu të njëjtat burime thanë se nominimi i Naser Ziberit erdhi me pëlqimin e Ali Ahmetit, kreut të BDI-së dhe mbarë opinionit shqiptar pas shumë anketave të realizuara.

“Unë thashë po sepse në çaste të vështira, në udhëkryqe të mëdha, njihen njerëzit që janë në gjendje të sakrifikojnë nga vetvetja për të mirën e popullit.. Thashë po se besoj në idenë e kryeministrit të parë shqiptar dhe jam i bindur se këtë detyrë do ta kthejmë në një shërbim për të gjithë qytetarët, në rend të parë ato shqiptarë por edhe për të gjithë të tjerët…Kam qene ithtar i barazisë së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.”- është shprehur Ziberi.

Por  kush është Naser Ziberi:

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni naser ziberi zgjedhjet në maqedoninë e veriut naser ziberi zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll