Bota

Shesin bileta për fluturime në aeroporte që janë mbyllur, Aviacioni Civil italian nis hetimin ndaj kompanive të fluturimeve

24 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Shesin bileta për fluturime në aeroporte që janë mbyllur,

Në Itali ka shpërthyer një skandal me kompanitë e fluturimit, të cilat kanë shitur bileta, për udhëtime që nuk dihet nëse do të kryhen apo jo. Sipas mediave italiane, kjo gjë ka ndodhur për t’i garantuar likuiditet financiar kompanive, të cilat e kanë pezulluar aktivitetin prej tre muajsh. Një pjesë e madhe e biletave janë shitur për fluturime nga aeroporte, që janë ende të mbyllur. I tillë edhe eedhe aeroporti “Linate” në Milano. Autoritet nuk kanë vendosur ende se kur do të hapin këtë aeroport dhe mendohet se një gjë e tillë do të ndodhë nga vjeshta ose muaji tetor.

Mjaft prej udhëtarëve shpresojnë se biletat e tyre do të rimbursohen. Mirëpo kompanitë e udhëtimit u premtojnë pasagjerëve rimbursim nëpëmjet një kuponi COVID-19, sipas direktivave europiane.

Në lidhje me këtë që po ndodh, Aviacioni Civil Italian ka nisur një hetim dhe pritet që të gjobisë kompanitë ajrore që kanë ndjekur këtë metodë.

Sipas ENAC, udhëtimet nuk mund të anulohen për shkak të COVID-19, sepse italia ka hapur tashmë kufijtë me vendet e zonës Schengen dhe Britaninë e Madhe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aviacioni civil italian fluturimet ne itali aviacioni civil italian fluturimet ne itali

Sondazh

Poll