Bota

Ambasadori amerikan në Serbi: Amerika po i ofron Prishtinës dhe Beogradit një shans

24 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në Serbi: Amerika po i ofron Prishtinës dhe

SERBI– Na ndajnë vetëm 3 ditë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë në  Shtëpinë  e Bardhë, takim i organizuar nga i dërguari i Trump, Richard Grenell, ndërkohë  ambasadori i SHBA -së në Serbi  është shprehur se Amerika po u ofron që të dy vendeve një shans.

Sipas ambasadorit, Anthony Godfrey  se SHBA- ja po u ofron një shans Kosovës dhe Serbisë për të hapur dyert për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës më 27 qershor në Washington shpërfaqë një shansë për të dy palët për të hapur derën për zhvillim ekonomik dhe investime.”- është shprehur ai.

Ndërë të tjera ambasadori Godfrey theksoi se është ‘qartazi optimist’ lidhur me takimin e 27 qeshorit në Uashington, duke shtuar se ka shpresë që Kosova dhe Serbia do ta shfrytëzojnë takimin në Shtëpinë e Bardhë për t’iu rikthyer dialogut.

“ShBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë shans(takimin në Washington) për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Njerëzit në këtë rajon nuk meritojnë asgjë më pak se kjo.”- deklaroi Godfrey.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.

Burimi: BRIF

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anthony godfrey dialogu kosove-serbi washington anthony godfrey dialogu kosove-serbi washington

Sondazh

Poll