Bota

“Është bërë një deklaratë e gabuar”, New York Times pranon fajin: Trump nuk do ta takojë veçanërisht Presidentin se

24 Qershor 2020, 09:29 Nga DOSJA
“Është bërë një deklaratë e gabuar”,

KOSOVË– Takimi i krerëve të Serbisë dhe Kosovës më 27  qershor në Shtëpinë e Bardhë është një çështje delikate sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkohë ditën e djeshme e përditshmja amerikane “New York Times”, publikoi një artikull ku shkruante se Presidenti i SHBA, Donald Trump do të mbajë një takim privat me presidentin serb Aleksandër Vuçiç,  përveç takimit zyrtar të paralajmëruar edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Ndaj  këtij lajmi sot reagoi edhe i dërguari i Trump në Kosovë, Richard Grenell i cili tha se ky është një lajm i vërtetë i botuar nga gazeta, pasi askush nga “New York Times” nuk i ka kërkuar të flasë për këtë takim. Vetë gazeta sot ka bërë një reagim ku ka sqaruar se ky takim nuk do të ndodh.

“Në një shkrim të ditës së hënë lidhur me presidentin Aleksandar Vuçiç, është bërë një deklaratë e gabuar se ai do të ketë takim në Shtëpinë e Bardh këtë javë. Ai kishte planifikuar që të takohet me Richard Grenell, të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, por jo me Presidentin Trump.”– ka shkruar New York Times.

Megjithatë ky lajm ka ngritur dyshime se Trump po takohet veçanërisht me Vuçiç, veprim që lë të kuptohet se po favorizon Serbinë në dialogun me Kosovën.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell aleksander vucic dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell

Sondazh

Poll