Aktualitet

Vrasja e biznesmenëve/ Kastriot Tusha u plagos nga autorët pasi menduan se u kishte bërë pritë, ngjarja ndodhi në rrugicë

23 Qershor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenëve/ Kastriot Tusha u plagos nga autorët pasi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dy biznesmenëve në Laç. Mësohet se i arrestuari Kastriot Tusha është plagosur nga autorët, pasi këta të fundit menduan se u kishte bërë pritë.  Sipas grupit hetimor, pas ngjarjes makina e autorëve është futur në një rrugicë në Laç ku është edhe banesa e Tushës. Duke kujtuar se 21-vjeçari u ka ngritur pritë ata kanë qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Ndërkohë, Kastriot Tusha ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se persona të armatosur qëlluan ndaj tij me armë zjarri.

 

Tri javë pas ngjarjes së rëndë në hotel A&A në Laç, ku u vra biznesmeni Bujar Lika dhe u plagos Paulin Gjergji, i cili ndërroi jetë më vonë në spital, Policia e Shtetit arreston autorin e ngjarjes, Eduart Lamaj. Në pranga edhe dy mjekët, Viktor Marku dhe Besnik Lame. Lamaj është plagosur në këmbë dhe po merr mjekim në spital.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj ekzekutohet bujar lika kastriot tusha eduart lamaj ekzekutohet bujar lika kastriot tusha

Sondazh

Poll