Aktualitet

Ministria dha ‘ok’, Shoqatat e Transportit refuzojnë të fillojnë punën: Të na plotësojnë kërkesat. Përçarje mes ty

23 Qershor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Ministria dha ‘ok’, Shoqatat e Transportit refuzojnë të

TIRANË– Shoqata e Transportit nuk pranon që të rinisë punën pasi Ministria e Shëndetësisë dha sot “ok” për rinisjen e transportit publik. Kryetari i Shoqatës ndërqytetase, Eneo Sulejmani kërkon që shteti të plotësojë kërkesat e tyre në mënyrë që ata të rinisin punën.

Sipas tij, me protokollin e vendosur nga Ministria për të shmangur infektimet me koronavirus, rreht 90% e operatorëve nuk mund të dalin në punë duke krijuar edhe vështirësi financiare. Ai shton se e vetmja mënyrë për rikthimin e tyre në punë është plotësimi i kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

“Nuk nisim punën pa u plotësuar kërkesat tona. Do të konsultohemi me operatorët. Ky protokoll sigurie krijon vështirësi financiare. Me këtë protokoll 90% e operatorëve nuk dalin në punë,”-shprehet ai.

Ndërkohë nuk ka vonuar dhe një reagim ka ardhur edhe nga Unioni i Operatoreve të Transportit Publik, të cilët gjithashtu pretendojnë se nuk mund që të nisin punë për shkak të kostove.

“Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020, operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore”, shprehet Unioni i Operatorëve të Transportit.

Ndërsa Ministria e Transportit, në një reagim për ABC Neës ka rikujtuar se transporti publik do të mbështeten financiarisht ashtu siç e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka premtuar njihjen si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zero taska dhe tarifa deri në 21 dhjetor. Por ndaloi rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Megjithatë MIE, është shprehur se po shikon mundësinë për të siguruar edhe mbështetje të ndonjë forme tjetër.

Por ndryshe do të veprojnë kolegët e tyre në qytetin e Shkodrës. Përfaqësues të Transportit Publik në Shkodër kanë dalë në një deklaratë për mediat dhe kanë njoftuar se ata do të rikthehen në punë që nesër në orën 06:00 të mëngjesit për të rinisur udhëtimet në drejtim të Tiranës dhe linjave tjera.

Ata shprehen se i kanë marrë të gjitha masat për të respektuar protokollet e vendosura, duke kërkuar nga Policia vendore që të luftojë edhe ‘informalët’, të cilët sipas tyre po u dëmtojnë biznesin. Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë. Ndërsa Fieri e Vlora, gjithashtu kanë vendosur që të dalin kundër rifillimit të transportit.

Po çfarë kërkohet për rifillimin e punës?

Punonjësit e transportit publik në vend kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, rimburësim dhe një pagë të dytë lufte me 400 mijë Lekë. Për plotësimin e kushteve të tyre, ata kanë zhvilluar edhe disa protesta, të cilat janë shpërndarë nga Policia për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eneo sulejmani koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit eneo sulejmani koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...