Aktualitet

DRAFTI/ Ministri Lleshaj merr iniciativën, propozon vendimin: Aty ku minoriteti ka 20% të popullsisë të përdoret gjuha e ty

23 Qershor 2020, 09:51 Nga DOSJA
DRAFTI/ Ministri Lleshaj merr iniciativën, propozon vendimin: Aty ku

TIRANË– Shteti shqiptar po planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dorëzuar një projektvendim ku edhe propozon që të vendoset edhe një gjuhë e dytë aty ku minoriteti përbën 20% të popullsisë.

Në projektvendimin e propozuar, Lleshaj ka shpjeguar me 8 pika sesi do të operohet. Fillimisht duhet vërtetuar se 20% e komunitetit janë minoritarë dhe më pas një përfaqësi e tyre duhet që të kërkojë me shkrim të drejtën për të përdorur dhe gjuhën e tyre.  Më pas, në fund vendimi merret në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe i dërgohet për verfikim në fund prefektit të qarkut.

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakicë kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20% të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës. Kërkesa bëhet me shkrim nga jo më pask se 1% e personave që i përkasin pakicës kombëtare. Kërkesa duhet që të shqyrohhet brenda 60 ditëve nga paraqitja e saj pranë njësisë bazë të qeverisjes vendore. Më pas, kryetari i Bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtimin në mbledhje. Vendimi i Këshillit Bashkiak pasi i nënshterohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut i komunikohet personit të autorizuar,”-shkruhet në projektvendimin e Lleshajt.

Në vendin tonë deri më tani, njihen vetem 5 minoritete, ai: vllah; rom; serbo-malazez; maqedonas dhe ai grek.

Pak kohë më parë në Shqipëri, u zhvillua një debat për tabelat në zonën e Finiqit. Ato u hoqën pasi emërtimi i vendeve ishte në greqisht dhe më pas në gjuhën shqipe. Kjo është në kundërshti me ligjin shqiptar, pasi tabelat duhen në gjuhën shqipe dhe më pas në atë greqisht. Gjatë heqjes së tyre, pasi kundërshti edhe nga komuniteti minoritar i zonës, ndërkohë që nuk munguan reagimet as nga Greqia. Ministri i Jashtëm asokohe, Jorgos Katrugalos, u shpreh se do të shikonte me vëmendje të gjithë veprimet e qeverisë ndaj minoritetit grek.

(k..m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet minoritetet ne shqiperi projektvendimi i lleshajt per minoritetet sandet lleshaj minoritetet ne shqiperi projektvendimi i lleshajt per minoritetet sandet lleshaj

Sondazh

Poll