Aktualitet

EMRAT+DINAMIKA/ 3 javë i fshehur me këmbën e infektuar, rastësia “shpëtoi” Eduart Lamaj dhe prangosi njeriun e gabuar,

23 Qershor 2020, 09:31 Nga DOSJA
EMRAT+DINAMIKA/ 3 javë i fshehur me këmbën e infektuar,

TIRANE– Dosja.al zbardh detaje të reja nga skema e fshehjes së vrasjes së 31 majit, ku ngelën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Eduart Lamaj, 30 vjeç u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me një plumb në këmbë,(shiko këtu pamjet). Pasi u largua nga vendngjarja ai shkoi dhe u fsheh në banesën e tij, pa u mjekuar duke bërë që plaga të infektohej dhe shëndeti i tij të rrezikohej.

Rastësia ose një tjetër ngjarje kriminale e pazbardhur bëri që në spitalin e Lezhës të paraqitej i riu Kreshnik Tusha, i cili u prangos nga policia, pasi u mendua se ishte ai autori i vrasjes. 20-vjeçari u soll në Tiranë, dhe u mbajt në burg pavarësisht se mohoi kategorisht përfshirjen e tij në ngjarje.

Por çfarë ndodhi më pas?

Me kalimin e ditëve, për gati 3 javë që nga momenti i shkëmbimit të zjarrit në hotelin A&A në Laç Mamurras, Eduart Lamaj, e pa se nuk mund të kurohej dot më në banesë. Ai shkoi në një klinikë private nga familja në Lezhë, ku u pa gjendja e tij shëndetësore. Ortopedi nga Lezha, Besnik Lame bashkë me një kirurg të spitalit Ushtarak, Viktor Marku, 42 vjeç pranuan që ta operonin pa informuar policinë për një shumë prej 10 mijë euro. Operacioni do të kryhej në një spital privat në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, por mungesa e vëmendjes nga familjarët që ishin gjatë gjithë kohës në vëzhgim solli edhe zbulimin e ngjarjes. Dy mjekët janë arrestuar tashmë për”Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik lame bujar lika besnik lame bujar lika

Sondazh

Poll