Aktualitet

Koronavirusi “troket” në Delvinë, kryetarja e Bashkisë ka një thirrje për qytetarët: Nëse keni shenja…

23 Qershor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Koronavirusi “troket” në Delvinë, kryetarja e

DELVINË– Koronavirusi ka shënuar rastin e parë edhe në qytetin e Delvinës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, i infektuar ka mbetur një 64-vjeçar, i cili është pjestar i një familjeje me 4 anëtarë, të cilët janë gjithashtu të izoluar.

Për rastin e konfirmuar me COVID-19 ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, e cila përmes nje postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e virusit.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar bashkëqytetarë, në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid-19.
Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit. RespektoniRregullave. Ruani distancën 1.5 metër. Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distance. Lani shpesh duart. Dezinfektoni mjediset. Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid-19, Ju lutem qëndroni në shtëpi! Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe ështe bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen! Ju lutem respektoni rregullat, mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 12 qytete, ndërsa në spitalin Infektiv janë shtruar 81 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delvine koronavirusi ne shqiperi majlinda qilimi delvine koronavirusi ne shqiperi majlinda qilimi

Sondazh

Poll