Mjeku revoltohet me Komitetin e ‘COVID-19’: Mjaft se na morët më qafë, na hapni rrugën ne të rinjve
23 Qershor 2020, 09:12Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Erion Dasho është revoltuar me Komitetin e ngritur për të menaxhuar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Me anë të një statusi në Facebook, ai kërkon që ata t’u hapin rrugë të rinjve dhe të mos u shërbejnë më “karriges” së tyre.
Në statusin e tij, mjeku Dasho pretendon se kolegët e tij përdorin vëmendjen dhe kërkon nga ata që të bëjnë punën e tyre për të cilën edhe paguhen.
“Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.Boll!!! Mjaft dëm i sollët këtij vendi! Bëni punën tuaj për të cilën paguheni sa nga shteti, sa nga projektet të cilat kanë 30 vjet që financohen, por akoma nuk kanë qullosur gjë!,“-shkruan ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Komiteti ynë i ekspertëve është një univers më vete. Ka një pjesë politike, me të cilën nuk ja vlen të merresh sepse nuk janë ekspertë, por politikanë. Pjesa “e urtë” është sa për dekor, është e ndërgjegjshme për këtë dhe prandaj “rri urtë”. Pjesa dinjitoze (fatkeqësisht, në minorancë) i bën nder karrikes ku është ulur. Dy përfaqësues të respektuar të kësaj minorance, këto ditë janë distancuar nga keqpërdorimi që i është bërë komitetit nga politika. Pjesa gjithologe është pjesa më e dëmshme. Kjo pjesë është edhe infeksioniste, edhe epidemiologe, edhe imunologe, edhe njohëse e shëndetit publik. Sigurisht pa njohur asnjë nga këto shkenca ashtu siç duhet… Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë. Së fundi, kanë nisur të ngjallin edhe panik (ndoshta të nxitur apo të joshur). Mësuan nga gjithollogët ndërkombëtarë se po të ngjallësh panik, ngjall edhe respekt… Boll!!! Mjaft dëm i sollët këtij vendi! Bëni punën tuaj për të cilën paguheni sa nga shteti, sa nga projektet të cilat kanë 30 vjet që financohen, por akoma nuk kanë qullosur gjë! Keni 30 vjet që ngrini sistem “survejance” dhe kur ky sistem lipset, nuk është gjëkundi! Keni 30 vjet që “trajnoni” mjekë dhe infermierë dhe kur këta duhen nuk janë! Keni 30 vjet që ngrini laboratorë, por kur këta laboratorë duhen, nuk jeni në gjendje të testoni as sa vendet afrikane! Më mirë, mjaft! Hapni krahun dhe lini të rinjtë të bëjnë diçka! Boll na morrët në qafë!!!
Edhe pse është treguar i ashpër ndaj tyre, mjeku nuk ka përmendur emra. Ndërsa anëtarë të Komitetit Teknik kundër COVID-19 janë: Mira Rakacolli, Albana Fico, Silva Bino, Eugena Tomini, Tritan Kalo, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Andi Koraqi, Skënder Brataj, Mirela Cami, Flutra Beqo, Narvina Sinani dhe Areti Beruka.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Sekuestrohet pasuria e Isuf Hajrit në fshatin Pjezë në Shijak. Isuf Hajri është fqinj dhe kushëri i Altin Hajrit. Isuf Hajri është i ati i Fortuz H...
SHQIPËRI- 52 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nxënës 12-vjeçar me origjionë shqiptare është dhunuar nga shoku i tij i klasës.Ky rast është denon...
SHKODËR-Ditën e nesërme do të rinisë transporti ndërurban në Shkodër, pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha dritën jeshile. Aktiviteti do t...
TIRANË- Gjykata e Penale ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun. Ky i fundit akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin Hekuran...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë të gjitha dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë të cilët ‘ngecën’ në rrjetin e...
Aktualitet23 Qershor 2020, 08:28
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...
TIRANË- Zbardhet dëshmia në Polici e Eduart Lamës, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç. I riu ka deklaruar se nuk k...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik, për të cilin tha se mbajtja ...