Aktualitet

FOTO/ Zhvendoset busti i Ahmet Zogut tek Bulevardi Zogu i Parë në Tiranë

23 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
FOTO/ Zhvendoset busti i Ahmet Zogut tek Bulevardi Zogu i Parë në

TIRANË– Rikonstruksioni i rrugës dhe rehabilitimi i fasadave në bulevardin Zogu i Parë vijojnë, duke e kthyer të gjithë këtë zonë në një kantier ndërtimi. Punimet kanë sjellë edhe heqjen e bustit të ish-mbretit Ahmet Zogu.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se busti do të vendoset sërish në përfundim të punimeve në një tjetër hapësirë në këtë bulevard, ndërsa pritet që ato të përfundojnë në vjeshtë.

Punimet kanë dëmtuar jo pak bizneset në këtë bulevard, që për shkak të bllokimit, kanë pësuar ulje të xhiro për shkak të mungesës së lëvizjes nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që janë të detyruar të kalojnë nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi për të vijuar itinerarin e tyre nëpër Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet busti i ahmet zogut busti i ahmet zogut

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...