Aktualitet

Këmba e fashuar me hekura, ky është Eduart Lamaj, autori i atentatit në Laç, anti-plumbi se mbrojti dot nga fishekët (FOTO

23 Qershor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Këmba e fashuar me hekura, ky është Eduart Lamaj, autori i

TIRANE- Dosja.al ka siguruar pamje ekskluzive nga shtrati i spitalit Ushtarak, ku ndodhet i shtruar Eduart Lamaj, atentatori i biznesmenit Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020. Siç shihet edhe në këto foto, i riu 30-vjeçar është i fashuar, ndërsa në këmbë ka të vendosura edhe disa spica hekuri, për shkak të infektimit nga plumbi që mori në atentat.

Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se Lamaj ka qenë i veshur me anti-plumb, por pavarësisht kësaj, është plagosur në këmbë. Ai qëndroi për 3 javë i fshehur, derisa dy ditë më parë u paraqit në spital privat.

Ortopedi nga Lezha, Viktor Marku 42 vjeç dhe Besnik Lame, 46 vjeç, kirurg ortoped tek Ushtaraku në Tiranë, ranë dakord ta operorin në një spital privat tek “Qyteti Studenti”.

Vëzhgimi nga policia i familjes së tij, zbuloi edhe skemën, ndërsa deri më tani autori i ngjarjes njihej Kreshnik Tushe, 20 vjeç, i cili u arrestua rastësisht natën e ngjarjes, pasi shkoi i plagosur në spitalin e Lezhës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji

Sondazh

Poll