Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë miraton me 15 vota propozimin e Metës për kreun e KLSH-së

23 Qershor 2020, 09:32 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë miraton me 15 vota propozimin e Metës për

TIRANË- Komisoni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e presidentit për kreun e KLSH-së, Arben Shehu. Anëtarët e Komisionit kanë miratuar me 15 vota pro, 1 abstenim dhe dy kundra, Arben Shehun si drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se kandidatura e Arben Shehut do t’i përcillet për votim të mëtejshëm në seancën e Kuvendit.

Më 4 qershor kreu i shtetit, Ilir Meta propozoi Arben Shehun për të drejtuar KLSH-në. Sipas Presidentit, Arben Shehu plotëson të gjitha  kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Në bazë të jetëshkrimit të publikuar nga Presidenca, bëhet me dije se Shehu ka një  eksperiencë mbi 16 vjeçare në jetën akademike, është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Ai është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Shehu vijon më tej Presidenca është njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar: Datëlindja: 20.1.1980; Vendlindja: Shkodër. EDUKIMI DHE KUALIFIKIME: 1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; 2004-2005    Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; 2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar; 2018 Diplomuar për Administrim Biznes; Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar dhe njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA: 2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. 2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare. Redaktor në “Ëorld Journal of Social Science Research” Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben shehu ilir meta komisioni i ekonomise arben shehu ilir meta komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll