Aktualitet

Dy të infektuar me COVID-19 në Fier, preket efektivi i RENEA-s, shfaqi shenja pasi takoi prindërit në Libofshë

23 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Dy të infektuar me COVID-19 në Fier, preket efektivi i RENEA-s, shfaqi

Fier- 2 raste të reja janë konfirmuar me COVID gjatë orëve të fundit në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë një polic nga Libofsha e Fierit si edhe një i moshuar nga fshati Peshtan. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 28-vjeçari, polic i forcave RENEA kishte shkruar nga Tirana në Libofshë për të takuar prindërit, ku atje shfaqi shenja të COVID-19.

Pas marrjes së tamponit në Fier ai rezultoi pozitiv me koronavirus. Menjëherë ka bërë analizën nëna e tij dhe kontaktet e afërta. Ndërkohë, në Fier janë aktualisht 37 raste aktive.

 

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 12 qytete. Mësohet se në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Po kështu, numri i të shëruarve ka shkuar në 1195. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dekalaroi sot se mund të hapet një spital i dytë COVID, pasi numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll