Aktualitet

Sekuestrohet pasuria e Isuf Hajrit  në Shijak, kushëriri i Altinit dyshohet se ngriti vilë me pasuri të dyshimtë

23 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Sekuestrohet pasuria e Isuf Hajrit  në Shijak, kushëriri i

DURRËS- Sekuestrohet pasuria e Isuf Hajrit në fshatin Pjezë në Shijak. Isuf Hajri është fqinj dhe kushëri i Altin Hajrit. Isuf Hajri është i ati i Fortuz Hajrit i dënuar në Itali për trafik droge, prandaj është edhe subjekt i ligjit Special dhe OFL ka vijuar me procedurat për bllokimin e pasurisë. Një nga pronat e sekuestruara është një vilë dykatëshe e ndërtuar me para të dyshimta, që mendohet se kanë si burim aktivitetin kriminal të të birit.

Kush është Altin Hajri? 

Disa muaj më parë, efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë zbarkuar në Shijak, ku kanë sekuestruar  kompleksin Golden, të Altin Hajrit.  Bashkë me “Golden” në sekuestro ishin edhe tre shtëpi në emrin e Altin Hajrit dhe një pikë karburanti “Alti Oil 2008”. Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, pasi konsiderohet si rast emergjence. Altin Hajri është një nga emrat e akuzuar si pjesë e grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën më 17 janar 2020 për një pazar droge të prishur në Angli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri isuf hajri ofl ne shijak altin hajri isuf hajri ofl ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...