Aktualitet

“Më kapi prej flokësh”, Dhunohet 12-vjeçari shqiptar në Greqi, prindërit: Ishte sulm racist (Dëshmia e të mit

23 Qershor 2020, 08:59 Nga DOSJA
“Më kapi prej flokësh”, Dhunohet 12-vjeçari

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nxënës 12-vjeçar me origjionë shqiptare është dhunuar nga shoku i tij i klasës.

Ky rast është denoncuar nga prindërit e 12-vjeçarit  të cilët përmes një video të bërë publike tashmë kanë tyreguar gjithçka ka ndodhur me fëmijën e tyre.

 

Nga videoja ekskluzive e të atit të 12-vjeçari në mediat greke, është bërë edhe denoncimi  i nxënësit të klasës së 6-të, ku sipas shqiptarit dhuna ndaj të birit është një sulm raciste. Për këtë arsye i ati kërkon drejtësi që të ndëshkohen dhe dënohen ato persona që kanë ushtruar dhunën. Pas sulmit, 12-vjeçari u dërgua në Spitalin e fëmijëve, ku u gjet se kishte frakturë në qafë. Tashmë prindërit e 12-vjeçarit kanë bërë apel në Gjykatë dhe theksojnë se janë të shqetësuar, pas incidentit,  kjo është arsyeja pse ata po shqyrtojnë mundësinë që fëmija e tyre të ndryshojë shkollën.

“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë. Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokësh.”- tha nxënësi 12-vjeçar.

Sulmi mund të ketë ardhur pasi 12-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij i klasës shpesh kishin dallime edhe brenda shkollës. Shqiptari  ka lindur në Greqi, ku prindërit e tij kanë jetuar atje 30 vjet. 

Burimi: maleviziotis.gr

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet 12-vjeçari shqiptar ne greqi dhunohet 12-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...