Aktualitet

Ekzekutoi me armë zjarri Hekuran Billën/ Gjykata lë në qeli Viktor Markun, “e fundosi” dëshmia e biznesmenit

23 Qershor 2020, 08:48 Nga DOSJA
Ekzekutoi me armë zjarri Hekuran Billën/ Gjykata lë në qeli

TIRANË- Gjykata e Penale ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun. Ky i fundit akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin Hekuran Billa. Vendimi u dha sot nga trupi gjykues, i cili pas shqyrtimit të provave vendosi të lerë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Viktor Marku u arrestua në Mal të Zi, dhe sipas sistemit TIMS rezulton të ketë qenë jashtë vendin në kohën kur është kryer vrasje. Por dëshmia e një biznesmenit nga Shkodra futi në dyshime trupën gjykuese, pasi tha se Marku i ka marrë së fundmi një makinë me qera. Mësohet se makinën Marku ia ka lënë nipit të tij, Sebastian Mali, gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku.  Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë edhe nipi i tij Sebastian Mali. Në vitin 2006 në Londër,  Hekuran Billa i vrau vëllain Viktor Markut. Dyshohet se ky i fundit mori hakun e të vëllait.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billla viktior marku ngelet në qeli viktor marku ekzekutohet hekuran billla viktior marku ngelet në qeli viktor marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2020, 08:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Eduart Lama ...