Sport

Flakadanë nga pallati, tifozët e Tiranës fitojnë vëmendje ndërkombëtare

22 Qershor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Flakadanë nga pallati, tifozët e Tiranës fitojnë

Tirana para disa ditësh prishi ecurinë fantastike të fitoreve duke humbur 1-0 me Teutën. Djemtë e Egbosë, sidoqoftë, i rikuperuan shpejt tri pikët, por edhe ajo humbje do ia vlejë të kujtohet dhe kjo për shkak të tifozëve ‘Tirona Fanatics’.

Tifozët nuk lejohet të qëndrojnë në stadiume, por grupimi në fjalë nuk mund ta linte vetëm ekipin. Për këtë arsye ata u ngjitën në tarracën e një pallati pranë stadiumit Niko Dovana, ku bënë edhe një atmosferë elektrizuese me flakadanë, a thua të ishin në stadium dhe po mbështesnin skuadrën në kushte normale.

Një foto e shkrepur nga ky moment është shpërndarë nga faqja e njohur e huaj e dedikuar për tifozët, ‘ULTRAS-TIFO.NET’. Në foton e shpërndarë ajo shkruan: “Nuk lejohen tifozët? Nuk ka problem.”

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport foto tifoze tirana foto tifoze tirana

Sondazh

Poll