Sport

Festuan titullin kampion mes tifozëve, te Crvena Zvezda rezultojnë pesë lojtarë me koronavirus

22 Qershor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Festuan titullin kampion mes tifozëve, te Crvena Zvezda rezultojnë

SERBI-Skuadra e Crvena Zvezda-s festoi fitimin e titullit të tretë rradhazi. Sigurisht që tifozët fanatikë të ekipit të Crvena-s festuan me lojtarët këtë triumf, por menjëhere pas festimeve të titullit, klubi nga Beogradi ka marrë një lajm tronditës.

Plot pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata janë Gobeljic, Petrovic, Jovancic, Konatar dhe Jovicic. Katër të parët kanë shfaqur disa simptoma, ndërsa Jovicic, i vetmi që u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionatit që u luajt të shtunën, ka qenë asimptomatik.

Gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë dhe të pestë kanë nisur karantinën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda serbi crvena zvezda serbi

Sondazh

Poll