Sport

Super Benzema, Reali shfrytëzon gafën e Barcelonës dhe i bashkohet në krye të La Ligës

21 Qershor 2020, 22:34 Nga DOSJA
Super Benzema, Reali shfrytëzon gafën e Barcelonës dhe i

Real Madrid sot shfrytëzoi shansin për të barazuar me pikë Barcelonën, duke fituar 2-1 me Real Sociedadin. Të dyja ekipet tashmë kryesojnë me nga 65 pikë.

VAR ishte vendimtar në takimin që madrilenët luajtën në transfertë. Goli i parë u shënua në minutën e 50-të nga Ramos penallti (e fituar nga Vinicius), për të cilën duhej ndërhyrja e teknologjisë.

Sociedad barazoi në të 68′ me Adnan Januzajn, por goli i tij u anulua. Kjo i goditi psikologjikisht lojtarët e Sociedadit dhe pas tre minutash Reali shënoi sërish me sulmuesin Karim Benzema. Francezi u dyshua se e preku topin me dorë, por VAR e konsideroi të rregullt golin.

Goli i Merinos në fund vetëm zbehu pak disavantazhin e Sociedadit, por nuk mjaftoi për asgjë tjetër. Reali la fushën me kryet lart, sepse tashmë ka shanse reale për kampionatin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona real madrid zidane barcelona real madrid zidane

Sondazh

Poll