Sport

Paketë 450 mijë dollarë, zbardhen detajet e transferimit të Trashit në Kuvajt

22 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Paketë 450 mijë dollarë, zbardhen detajet e transferimit të

Nëse do të ishit futbollist profesionist 28 vjeç dhe njëkohësisht pjesë e kombëtares, a do të transferoheshit në Kuvajt? Me siguri po, nëse kontrata që do të kishit përpara do të ishte si ajo e Lorenc Trashit.

Gramshioti i ka befasuar të gjithë dje, kur u njoftua nga klubi i Partizanit se mesfushori do të luajë për pesë vitet e ardhshme në Kuvajt. Më saktë, në skuadrën Qadsia.

Rroga vjetore e Trashit atje do të jetë 200 mijë dollarë në vit, kurse Partizani ka përfituar 250 mijë dollarë nga kartoni i tij. Për të ka patur oferta edhe sezonin e kaluar, por klubi i kuq e teproi me kërkesat financiare dhe lojtari u desh të priste një vit vjetër për hapin më të rëndësishëm.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani shifrat trashi partizani shifrat trashi

Sondazh

Poll