Sport

Interi rikthehet në fushë me fitore, Lukaku dhe Martinez janë dyshe perfekte!

21 Qershor 2020, 21:56 Nga DOSJA
Interi rikthehet në fushë me fitore, Lukaku dhe Martinez janë

Interi sot u rikthye në fushë duke mundur 2-1 Sampdorian. Kjo ishte ndeshje e praprambetur e javës së 25-të të kampionatit italian.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 10 minutash. Lukaku shënoi një gol fantastik pas një aksioni fenomenal nga zikaltrit. Belgu është lojtari i katërt i Interit në 30 vitet e fundit, i cili e ka nisur me të paktën 18 gola aventurën e tij në Milano.

Lautaro Martinez shënoi golin e dytë në minutën e 33-të, por ndeshja nuk ishte e lehtë. Sampdoria shënoi në të 53′ me Thorsby pas një përgjumjeje të mbrojtjes vendase dhe rezultati deri në minutat e fundit ishte në diskutim.

Me këtë fitore, Interi mban vendin e tretë me 57 pikë, 5 larg Lazios së vendit të dytë dhe 6 pikë larg Juventusit kryesues.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lukaku martinez inter lukaku martinez

Sondazh

Poll