Sport

“Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i planetit “,ish-portieri i njohur injoron Maradonën: S’ka fituar as 1%

22 Qershor 2020, 10:31 Nga DOSJA
“Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i

PARAGUAJI-Detyra e tij ishte të shmangte golat, por shumë i ka shënuar. José Luis Chilavert, ish portieri i Paraguajit ishte i njohur jo vetëm si një portier i mirë por edhe një goleadoru duke arritur të shënojë 62 gola gjatë karrierës së tij. Chilavert ka qenë një njeri impulsiv dhe ndoshta ishte pak e vështirë të bëheshe mik me të. Ai ka pasur mardhënie jo të mirë me Diego Armando Maradona, “armiku” i tij sportiv kur paraguaiani luante për Velez dhe El Pibe de Oro vishte fanellën e Boca Juniors.I intervistuar nga “Radio Rivadavia”, Chilavert la lëshuar një “shigjetë” në drejtim të Maradonës, teksa krahason trofetë e tij me ato të Lionel Messit, edhe pse “Pleshtit” i mungon shumë Kupa e Botës.

“Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i planetit, argjentinasit duhet ta falënderojnë që zgjodhi Argjentinën dhe jo Spanjën. Ndien kënaqësi të madhe teksa e sheh të luajë. Maradona nuk ka fituar as 1% të trofeve të Leos.”“Ka treguar mungesë respekti ndaj meje dhe unë iu përgjigjja me të njëjtën mënyrë: i thashë se duhet të ketë kujdes, se ishin gati kontrollet anti-doping. Kjo e nxehu shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chilavert maradona messi chilavert maradona messi

Sondazh

Poll